Policia rrugore ka pezulluar 34 patenta dhe ka vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme gjatë kontrolleve në akset rrugore ditën e sotme.

Po kështu, janë vendosur 4 gjoba me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 64 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 187 për përdorim të celularit, 43 për shkelje të semaforit, 44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 540 gjoba për parkime të gabuara në të gjithë vendin.

Ndërsa janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa patentë. /tvklan.al