Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar mëngjesin e kësaj te shtune më rreth 55 mijë Euro. Mësohet se në dy aksione në pikën doganore janë zbuluar dy raste të mosdeklarimit të parave. 

Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se “në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet janë gjetur të gjetën të fshehura në çantën e S. R., 25 500 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.  Kjo shumë e gjetur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe për rastin po vijojnë hetimet.

Nga ana tjetër 43-vjeçarja u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë po gjatë paradites së sotme “shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi”./tvklan.al