Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të enjte nga policia. Siç shihet edhe nga këto pamje të dërguara në redaksinë e Tvklan.al, falë këmbënguljes së një efektivi të uniformave blu, një i ri nuk humbi sot jetën.

Sipas burimeve nga vendngjarja gjithçka ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, rreth orës 15:00.

Në video dallohet qartë efektivi që mban nga këmba të riun. Ky i fundit i kërkon ta lëshojë pasi do të hidhet nga kati i tretë i pallatit.

Përpjekja për të shpëtuar të riun ka zgjatur disa minuta, teksa dallohet që ka qenë shumë e vështirë pasi i riu rezistonte.

Pastaj ai është dërguar në një ambulancë ku është transportuar në spitalin e Durrësit. Dyshohet se i riu vuante nga sëmundje mendore./tvklan.al