Arrestohen 5 persona, prej tyre 4 në Greqi

Pesë persona u arrestuan për pëngëmarrjen e një personi në një operacion të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Policia shqiptare ka marrë një kallëzim nga i vëllai i të riut, i cili për gati 5 ditë është mbajtur peng.

31-vjeçari me iniciale J.T u rrëmbye ne një stacion autobusi. Gjatë opercionit, policia mundi të arrestojë katër personat, mes tyre dhe një vajzë. Ndësa personi i pestë, një 24-vjeçar, është arrestuar në Tiranë, i cili ishte ai që ka kontakuar me vëllain e pengut dhe i kërkonte paratë.

Prokuroria ka prova dhe përgjime mes të rinjve të cilët flasin se paratë do t’i ndanin me njëri-tjetrin. Ky është rasti i tretë në një muaj që arrestohen grupe për gjobëvënie.

Tv Klan