Ndihma të reja për policinë shqiptare. Efikasiteti i policisë ndikohet dhe nga mjete që ajo disponon. Shpesh krerët e policisë janë shprehur se policia ndonjëherë ka dështuar jo për faj të njerëzve të saj por për shkak të mjeteve logjistike. Në këtë kuadër Komuniteti Europian vetëm kohëve të fundit i ka akorduar policisë shqiptare një ndihmë prej 35 mikrobusësh.

Sot në Tiranë mbërritën 18 të tilla të cilët me këtë rast parakaluan në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Makinat e reja do të përdoren në shërbimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Janë pikërisht këto forca të cilët kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër për një përmirësim të mjeteve të tyre ndihmëse. Pjesa tjetër e mikrobusëve do të mbërrijnë pas pak ditësh./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj