Gjobiten 5 pronarë lokalesh

Pesë pronarë lokalesh në Durrës janë gjobitur nga autoritetet. Në një njoftim, policia thotë se masa administrative është marrë pasi lokalet kanë qenë duke ushtruar aktivitetin me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar nga akti normativ, i nxjerrë nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Për subjektet me pronarë  shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin”, thuhet në njoftim.

Të gjitha lokalet ndodheshin në lagjen Plazh të Durrësit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thonë më tej uniformat blu. /tvklan.al