Pamje tmerri dhe njerëz në panik, janë ato që vijnë nga kryeqyteti turk, Ankara. Shpëthimi i tmerrshëm, i cili ende nuk është marr përsipër nga askush, mori 28 persona dhe u plagosën 61 të tjerë.

Ndërkohë që një deklaratë të fundit, mësohet se policia ka parandaluar një tjetër shpërthim në kryeqyetin turk, pasi ka gjetur një tjetër çantë me eksploziv dhe ka bërë një shpërthim të kontrrolluar.

Mediat turke kanë publikuar gjithashtu momente e shpërthimit , ku shihen flakë që ngjiten në qiell dhe njerëz të traumatizuar dhe në panik.

Sipas deklaratës së fundit zyrtare të dëmtuarit mund të jenë ushtarake, por edhe civilë.

Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë një kompleksi rezidencial ushtarak, shpërthimi ka prekur dy autobuzë, njëri prej tyre ka qenë i mbushur më njerëz, ndërsa tjetri bosh.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë për mediat është sprehur se, “Turqia nuk do të ngurrojë të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje në çdo kohë, kudo dhe në të gjitha situatat.”

Mediat turke e lidhin sulmin në qendër të Ankarasë, në një ka zonat me prestigjoze të kryeqyetit turk, me një deklarimeve të bëra sot nga një zytar turk, në lidhje me sulme në të ardhmen në lindje të Turqisë. mendohet të jetë kundërpërgjigje e deklaratës.

https://www.youtube.com//embed/0QjWgYA0rSI

Një ndër organizatat që medohet të jetë shkakttare e këtij sulmi, është PKK, një organizatë terroriste kurde.

Soner Cagaptaz, një studiues në Institutin për Politikat e Lindjes së Mesme, se në qoftë se kjo ishte një sulm me bombë, të dyshuarit mund të jenë ISIS ose PKK, separatistët kurdë, që Turqia i konsideron një grup terrorist./tvklan.al