Video tregon oficerin që e qëllon me plumb në gjoks, nëna mendonte se djali i saj ishte zhdukur

Pamjet e kamerës trupore tregojnë një oficer policie të Çikagos duke qëlluar për vdekje 13-vjeçarin Adam Toledo.

Ngjarja ka ndodhur në 29 Mars, por videoja është publikuar për herë të parë nga policia e Çikagos. Në pamje duket polici duke bërtitur “lëshoje” përpara se të qëllonte Toledon në gjoks.

13-vjeçari ishte në shoqërinë e një tjetër djali, i cili akuzohej se kishte shtënë me armë zjarri në ajër atë natë, duke vendosur në rrezik fëmijët. Autoritetet fillimisht kishin treguar që Toledo kishte një armë në dorë dhe nuk i’u bind urdhërave për të ndaluar.

Sipas autoriteteve në video duket qartë që Toledo nuk ka asnjë armë në dorë.

Oficeri u identifikua si Eric Stillman, 34 vjeç. Elizabeth Toledo, nëna e Adamit, nuk ishte njoftuar për vdekjen e tij duke e lënë atë të mendonte se djali i saj ishte zhdukur.

Protesta u mbajtën rreth Çikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi. Ai e konsideroi videon “torturuese dhe pikëlluese”.

Vrasja e 13-vjeçarit vjen në një situatë gjithashtu të tensionuar, teksa javën e kaluar një oficere qëlloi për vdekje një afro-amerikan 20-vjeçar. Kjo shkaktoi protesta të dhunshme në Minneapolis.

Klan News