Policia vret pengmarrësin e autobusit

Policia vret pengmarrësin e autobusit

18:32 20/08/2019

Policia braziliane ka vrarë pengmarrësin e një autobusi në Rio de Janeiro. Për më shumë se 3 orë, autori kishte mbajtur peng dhjetra pasagjerë në një autobus. Forcat speciale rrethuan autobusin mbi një urë. Pengmarrësi u qëllua për vdekje nga një snajper pasi doli në derën e autobusit duke kërcënuar me armë në kokën një prej pengjeve.

Fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk u lëndua. Një zëdhënës i policisë braziliane tha në një emision televiziv se rezultoi që arma e pengmarrësit të ishte lodër. Megjithatë, ai theksoi se pengmarrësi duhej neutralizuar.

Kjo është forca e policisë që duam të shohim. Goditja me snajper ishte e nevojshme për të neutralizuar autorin dhe të shpëtonim njerëzit në autobus”, tha Col Mauro Fliess.

Sipas mediave braziliane, nuk dihen shkaqet përse autobusi ishte marrë peng dhe as nuk ishte e qartë nëse pengmarrësi kishte bërë ndonjë kërkesë specifike. Ngjarja nisi në orën 05:30 sipas orës lokale. Autori u prezantua si oficer policie kur hipi në autobus dhe më nisi të kërcënonte pasagjerët. Policia thotë se nuk është e qartë nëse ka qenë oficer policie apo pretendonte se ishte. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT