Protagonistë në aksidentin e pazakontë të ndodhur te liqeni mëngjesin e 22 Gushtit, nuk ishte një person, por 3.

Si drejtues të makinës tip BMW X6 që ngjiti skarpatën e digës së liqenit me shpejtësi skëterr, policia ka identifikuar shtetasin Emiliano Nina, një 28-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal.

Pas disa orësh hetime, Policia Rrugore e Tiranës tha se shkak për aksidentin e pazakontë ishte shpejtësia shumë e lartë,  që bëri 28-vjeçarin të humbasë kontrollin e makinës.

Uniformat blu thanë se kanë referuar në prokurori shtetasin Emiliano Nina për 7 akuza, më të rëndat prej tyre ato të drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndryshe nga sa policia mendoi në fillim, në makinë bashkë me Ninën gjatë udhëtimit të shpejtë në ‘Rrugën e Kosovarëve’, rezultoi të kishte qenë shtetasin Jurgen Allushi, një 25-vjeçar, i cili pas ngjarjes është larguar bashkë me drejtuesin.

Për këtë ai është referuar në gjendje të lirë për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Por arrestimit nuk i shpëtoi as pronari i makinës, Eldi Allushi, i cili u vu  në pranga me dyshimet se ka penguar zbardhjen e të vërtetës me largimin dhe dëshmitë paraprake, nuk ka kallëzuar krimin dhe ka përkrahur autorin e ngjarjes.  

Ai u lokalizua dhe shoqërua nga policia disa orë pas ngjajres, pasi ishte larguar për të shmangur përgjegjësitë dhe detyrimin për të kallëzuar.

Tv Klan