Policia zbarkon në Kurbin. Sekuestron drogë, armë e municione

Policia zbarkon në Kurbin. Sekuestron drogë, armë e municione

16:30 02/04/2019

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në një operacion në Kurbin të koduar "Godull 2019", për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. Në zonën e Godullit, në një ndërtesë u gjetën dhe sekuestruan 8 mijë kubikë ku ishin mbjellë fara kanabisi, 5 doza kokainë, një automatik, një shotgun, dy pistoleta, 680 fishekë, dylbi dhe thika.

Pesë persona u arrestiuan ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë B.Sh. 39 vjeç, K.K. 59 vjeç, K.Sh. 34 vjeç. Gj.N. 34 vjeç dhe V.Z. 41 vjeç.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT