Policia zbarkon në lokalin e tallavasë dhe…

Policia zbarkon në lokalin e tallavasë dhe…

11:30 12/10/2019

Një lokal nate, tallava, shërbente jo vetëm për muzikë, por edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një lokal në zonën e Shkozetit në Durrës, aty ku oficerët e policisë zbarkuan një natë më parë.

Si rezultat i këtij operacioni përfundoi në pranga 25-vjeçar, i cili sipas burimeve zyrtare konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës. Gjithashtu, autoritetet proceduan penalisht edhe pronarin e lokalit në fjalë, i cili kishte përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit janë përshtatur lokale për përdorim droge, si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta. Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në fjalë, në tavolinën e 25-vjeçarit të arrestuar u gjetën disa doza kokaine, një kapak metalik me mbetje të drogës dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi