Monitorim rregullave të reja të lëvizjes

Policia ka zbarkuar prej kësaj të Shtune në zonat e gjelbërta, aty ku lëvizja do të jetë më e lirshme krahasuar me pjesën tjetër të vendit, sipas masave të reja të ndërmarra nga qeveria. Në këto zona nuk do te lejohet as hyrja e as dalja prej tyre.

Zona të gjelbërta janë shpallur Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Përrenjas, Librazhd, Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Bashkia Divjakë

Në këto hapësira, qytetaret dhe automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët. Lëvizja në këmbë nuk do të jetë më shumë se 2 persona dhe nuk do të lejohet frekuentimi i parqeve publike.

Tv Klan