Policia ka zbuluar sot pasdite 7 koli me monedha ari, pjesë e thesarit të shtetit të grabitur. Sipas inventarit janë vjedhur gjithsej rreth 200 kilogramë ar të vendosura në 11 koli 2 prej të cilave u zbuluan dje dhe kanë mbetur pa u zbuluar dhe 2 koli me ar. Sasia e arit e gjetur dje pjesë e thesarit të shtetit të grabitur në Krrabë është 7 kilogramë e gjysëm e konvertuar sipas kursit të sotëm në bursën e Londrës, vlera e florit të gjetur është 74 mijë dollarë.

Lajmi është konfirmuar sot zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Rendit. Kjo sasi e arit është gjetur në formën e monedhave të floririt rreth 100 metra larg banesës së të arrestuarit të pestë të kësaj çeshtje, operacion i cili u realizua sot në mëngjes. Hetimet e grupit hetimor dhe agjentët e policisë pas 4 të arrestuarve të parë, çuan në gjurmët e të cilit kishte vjedhur kilogramë florinj. Ai mësohet të jenë një banor i zonës së Krrabës të cilët monedhat e arta i kishte groposur rreth 50 centimetra thellë në tokë në periferi të Tiranës.

Operacioni i zhgroposjes së thesarit tashmë ndodhet i filmuar në kamera dhe kaseta dhe është administruar si provë materiale në dosjen e kësaj çështje. Ky zbulim sipas hetuesve ka zbardhur pothuajse gjithë skenarin e grabitjes së thesarit. Sipas tyre është saktësuar me prova se vjedhja është kryer me thyerje të derës së pasme të tunelit në Krrabë.

I arrestuari i djeshëm quhet Pëllumb Dalti dhe nga hetimet rreth tij sot është bërë i mundur arrestimi i një të dyshuari tjetër duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve për këtë çeshtje. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjet një sasi tjetër ari nga thesari i grabitur në Krrabë./tvklan.al