Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për zbulimin e shoferëve të dehur që drejtojnë mjetet. Sot janë kontrolluar dhe disa shoferë që drejtojnë mjetet e transportit publik.

Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dijes se “drejtuesit me papërgjegjshmëri përtej të zakonshmes, kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike“.  

Lidhur me këtë situatë Policia u bën qytetarëve që të refuzojnë udhëtimin me të tillë shoferë dhe të mos rrezikojnë jetën.

Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit./tvklan.al