Nuk ndalen protestat e dhunshme për afro-amerikanin e vrarë

Ky xhirim tregon momentin kur policia amerikane qëllon me armë 20-vjeçarin me ngjyrë Daunte Wright, i cili u vra të Dielën në një qytezë pranë Mineapolisit.

Në regjistrimin e kamerave të trupit të efektivëve dëgjohet se policja Kim Potter me 26 vite eksperiencë në polici, kërkonte të përdorte elektroshokun për ta paralizuar përkohësisht të riun, por në nxitim e sipër ajo përdori pistoletën.

“Mesa pashë dhe dëgjova në video, besoj se oficerja donte të përdorte elektroshokun, por në vend të saj qëlloi me një plumb”.

Në pamje duket qartë se i riu u rezistoi përpjekjeve të policëve për t’i vënë prangat dhe hipi në automjetin e tij, me të cilin kishte shkelur rregullat e qarkullimit para se të ndalohej.

Publikimi i xhirimeve nuk i uli tensionet në qytezën Brooklyn, ku për të dytën ditë radhazi pati protesta të dhunshme anti-raciste të afro-amerikanëve kundër policisë për këtë rast.

Tv Klan