“Iso mbi kalldrëm” tërheq vëmendjen e turistëve

65 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar qytetin e gurtë të Gjirokastrës përgjatë  gjithë vitit. Me një shumëllojshmëri aktivitetesh të organizuara nga bashkia, qytetarët, por dhe turistçt patën mundësinë të shijonin “Iso në sokak” dhe “Çeco Fest 2” organizime që patën sukses për 3 ditë radhazi.

Sipas Drejtorit të Turizmit, Blerim Kore, muaji Gusht do të presë dhe më shumë aktivitete. Ndërkohë që bizneset e pazarit i kanë mirëpritur këto aktivitete dhe shprehen pozitivë për impaktin që kanë pasi tërheqin një numër të konsideruar turistësh.

Turistët që vizitojnë Gjirokastrën tërhiqen dhe më shumë nga tradita që të ofrojnë këto organizime. Gjirokastra ka një 2022 të suksesshëm në turizëm duke arritur të tërheqë vëmendjen edhe falë eventeve të shumëllojshme dhe fundjavave të pasura me aktivitete.

Tv Klan