Balluku: Investimi ndihmon 111 autoshkolla dhe mbi 130 mijë praktikantë gjatë një viti

Përfundon investimi për poligonin e Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale.  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pa nga afër përfundimin e investimit dhe tha se ky investim rrit kushtet e sigurisë dhe transparencën.

“Një poligon që unë do të thoja që me të vërtetë është një shembull për tu marrë. Ne kemi 111 autoshkolla të cilat janë të atashuara pranë DPSHTRR.”

Drejtori i ri i shërbimeve të transportit rrugor Ilir Menga tha se ky investim është zgjidhje për të praktikuar parkimin.

“Kemi një pistë parkimi me një hapsirë rreth 6000 metra katrorë, një vlerë investimi rreth 80 milion Lekë. Të gjitha fondet të përballuara nga DPSHTRR. Këtu bëhen rreth 124 testime në ditë dhe në një rang vjetor rreth 132 mijë testime në vit.”

Zv/kryeminstrja Balluku foli edhe për vendimin e rëndësishëm të ndryshimit të afatat të patentave.

“Dhe jo vetëm 15-vjeçar që ju shpërben të gjithë qytetarëve, por kemi marrë edhe një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me drejtuesit e automjeteve deri në 70 vjeç, pra që deri para pak kohësh ishte detyrim që pas moshës 50 vjeç të testohej njëher në 3 vjet, njëher në 5 vjet. Të merreshin dokumente nga mjekët etj, ndërkohë që sot kjo patentë të jetë e vlefshme dëri në moshën 70 vjeç që edhe në ditën e fundit para se ai të mbushë 70 vjeç mund të aplikojë për 15 vite të tjera.”

Sipas Ballukut nga kjo vendimmarrje u kursehen drejtuesve të automjeteve rreth 500 milionë Lekë në vizita mjekësore.

Klan News