Politika greke i jep lamtumirën Fofi Gennimata



Politika greke i jep lamtumirën Fofi Gennimata

16:35 25/10/2021

Humb betejën me kancerin liderja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”

Udhëheqësja e “Lëvizjes për Ndryshim” Fofi Gennimata ka ndërruar jetë në spitalin ”Evangelismos” në Athinë në moshën 57-vjeçare.

Ajo nuk mundi të fitonte betejën e gjatë me kancerin. Sëmundja e rëndë e detyroi atë të tërhiqej nga gara elektorale e Dhjetorit për udhëheqjen e partisë.

Ajo u bë simbol i guximit për të gjitha gratë dhe të gjithë burrat, të cilët janë testuar rëndë nga kjo sëmundje e rëndë“, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë.

Përveç përfaqësuesve të politikës greke kanë reaguar edhe përfaqësues të botës politike europiane që shprehën dhimbjen për humbjen e Fofi Gennimatës. Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli tha se politikania greke nuk do të jetë një mungesë vetëm për shtetin e saj.

Fofi Gennimata ka qenë kryetare e “Lëvizjes Panhelenike Socialiste” (PASOK) që nga viti 2015.

Nënë e tre fëmijëve, u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2000.

Klan News








Të ngjashme