‘Politika’ në shtëpi e Mimi Kodhelit është çelësi i një martese të lumtur





‘Politika’ në shtëpi e Mimi Kodhelit është çelësi i një martese të lumtur

20:03 01/07/2022

Në “31 pyetje” nga “Rudina” në Tv Klan, Mimi Kodheli rrëfen më shumë për veten përtej jetës së sja politike. Ajo na njeh me shenjën e saj astrologjike, që është Virgjëresha apo me dualitetin e personalitetit të fortë në karrierë dhe të butë pas saj. Politikania zbulon gjithashtu se është një kuzhiniere e mirë, por edhe me sekretin e një familjeje të lumtur.

Rudina Magjistari: Sekreti i një familjeje të lumtur, cili është, ku qëndron?

Mimi Kodheli: Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një ihuaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike’, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?’ Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit./tvklan.al













Të ngjashme