Rama, Veliaj, Margariti dhe Meta mesazhe ngushëllimi

Politika shqiptare e ka cilësuar si një humbje të madhe ndarjen e nga jeta të piktorit Sali Shijaku. Lamtumirë i madhi Sali Shijaku! Shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të tij.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Shijaku ishte një ikonë e Tiranës, një piktor i jashtëzakonshëm, që ia kushtoi jetën artit shqiptar.

Mesazhe të ndjera dhanë edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ish-presidenti Ilir Meta.

Një humbje e madhe për të gjithë ndarja nga jeta e Nderit të Kombit, artistit të mirënjohur, Sali Shijaku, një nga piktorët më të shquar dhe të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX.

Homazhet në nderim të piktorit do të mbahen nesër nga ora 10-12 në Teatrin e Operas dhe Baletit./tvklan.al