Në një pronconim për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli për votën e diasporës, ku specifikisht u ndal te situata e bllokuar në qarkun Korçë.
“Jemi duke e vlerësuar këtë situatë për ta zgjidhur sepse është në kompetencën e anëtarëve të grupit për të vlerësuar çdo zarf e fletë votimi. Nëse ata s’e marrin këtë vendim, e merr Komisioni i Administrimit të Votave nga jashtë”, tha ai.
“Është një numër qendrash votimi për të cilat tanimë kemi rezultatin, por e kam bërë këtë shpjegim pse vendosëm që rezultatin e Vorës dhe njësisë nr.10 ta shpallim nesër. Nuk cenon integritetin e votës. Mendojmë që i kemi kontribuar më mirë në këtë mënyrë procesit të integritetit”, shtoi sa i takon vendimit që është kritikuar edhe nga ana e PS-së.
Për mesazhet me ton kërcënues nga politikanët, tha se “me çfarëdo lloj veshjeje askush nuk e sfidon ligjin”.
/tvklan.al