Politikanët francezë: Të anulohet ndeshja me Turqinë

Posta

Politikanët francezë: Të anulohet ndeshja me Turqinë

17:29 14/10/2019

“I papranueshëm gjesti ushtarak ndaj Shqipërisë”

Veprimi i lojtarëve turq për festimin e golit ndaj Shqipërisë nuk është kaluar lehtë nga disa politikanë francezë. Nderimi në mënyrë ushtarake para publikut pikërisht në ditën kur nisi inkursioni kundër kurdëve në Siri ka bërë që të kërkohet anulimi i ndeshjes mes Francës dhe Turqisë.

Futbollistët e shfaqën dedikimin e tyre ndaj ushtarakëve edhe në dhomat e zhveshjes, duke e publikuar foton në faqen zyrtare të përfaqësueses në Twitter.

Por Jean-Luc Melenchon, lider i partisë së majtë populiste të Francës, në një postim në Twitter kërkon që përfaqësuesja franceze të mos zbresë në fushë.

Edhe Jean Christophe Lagarde, udhëheqësi i qendrës së djathtë thotë se me përshëndetjen ushtarake futbollistët turq shkelën kufirin që e ndan sportin nga politika.

Për drejtuesen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ekipi turk shkeli vlerat e sportit. Pavarësisht këtyre deklaratave nuk ka një vendim për anulim të ndeshjes, por pritet që UEFA të hetojë këtë gjest të lojtarëve turq, pasi sipas statutit të saj nuk lejohet përfshirja e politikës në sport.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT