Kreu i republikanëve francezë Laurent Wauquiez paralajmëron se nuk do të lejojë hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për mediat franceze, kreu i partisë më të madhe opozitare, pjesë e të cilës është edhe ish-Presidenti Nikolas Sarkozy, kërkon që Franca të vendosë veton për negociatat e Shqipërisë, duke shpjeguar arsyet.

“Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet që shquhet për korrupsion. Negociatat me Shqipërinë do të hapen në Qershor. Ne do të kundërshtojmë me veton tonë”. 

Laurent Wauquiez është gjithashtu kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian, duke marrë si shembull antarësimin e vendeve të tjera të Europës Lindore.

“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe soci

ale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”.

Megjithatë, kryerepublikani duket se ka ndryshuar qëndrim, pasi kur ka qenë ministër i Çështjeve Europiane të qeverisë së François Fillon në vitet 2010-2011, e ka mbështetur procesin e zgjerimit.

BE është angazhuar në “bisedimet e pranimit” me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të angazhohet me Maqedoninë dhe Shqipërinë nga Qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar Kosova dhe Bosnja.

Tv Klan