Një politikan, i cili u vra në një atentat, ka bërë habi edhe me mënyrën si është varrosur. Luis Gerardo Vasquez Pimiento, i cili njihej për idetë e tij progresive u qëllua për vdekje nga një vrasës me pagesë.

52-vjeçari ishte drejtuesi i partisë Kolumbia Humane, e cila njihej më herët si Lëvizja Progresive, një lëvizje politike e krahut të majtë në Kolumbi. Ai ishte një fermer i njohur dhe biznesmen.

Për shkak të popullaritetit të tij në zonë, disa banorë e donin atë që të garonte për zgjedhjet e ardhshme si kryetar bashkie. 52-vjeçari u vra përpara se të niste fushatën presidenciale. Ai u qëllua më 30 Janar teksa i jepte motoçikletës.

Por ajo që ka habitur më shumë është mënyra e varrimit të tij, e cila ka shkaktuar zemërimin e Kishës Katolike.

Ndryshe nga të tjerët, arkivoli i politikanit nuk u vendos shtrirë, por në pozicion të drejtë. Gruaja e viktimës, Marlene Figureoa, siç shkruajnë mediat e huaja, udhëzoi varrmihësit që të hapnin një gropë ku arkivoli mund të futej vertikalisht.

Trupi i tij nuk u dërgua në kishë, por menjëherë në varreza”, tha një familjar.

Por kjo ka sjellë zemërimin e një prifti, i cili është distancuar nga kjo dëshirë e familjes.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe sipas dëshirës së familjes për një varrim origjinal që nuk korrespondon me ritualin e krishterë katolik, ne e përjashtojmë veten nga përgjegjësia”, tha prifti Alvaro Rueda Romero./tvklan.al