Politikania flet për tronditjen e saj më të madhe

Posta

Politikania flet për tronditjen e saj më të madhe

18:39 24/10/2019

Lumturi Ratkoceri e ftuar në programin “Rudina”

Në programin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar Lumturi Ratkoceri, një grua e suksesshme jo vetëm në aspektin personal, por edhe atë profesional. Ajo është kryetarja e Partisë Aleanca Kuq e zi.

Jetën e saj e ndan midis Zvicrës dhe Shqipërisë, pasi ka emigruar që në moshë të re, për të krijuar kushte më të mira për veten dhe familjen e saj atje dhe duke e bërë Gjenevën një shtëpi të dytë. Gjithashtu, ajo është edhe vjehrra e një prej moderatoreve të njohura në Shqipëri, Floriana Garos.

Ratkoceri ka marrë postin drejtues të partisë Aleanca Kuq e zi në vitin 2017. Në Shqipëri, ajo ka studiuar nga viti 1984 deri në vitin 1988 në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Matematikë. Pas mbarimit të studimeve fillon punë si mësuese Matematike në shkollën “Politeknike”, Tiranë.

Më pas, Ratkoceri është larguar nga Shqipëria në vitin 1991, drejt Zvicrës. Ajo jeton prej vitesh në Gjenevë. Në vitin 2009 kandidon për deputete nën siglen e Partisë Demokristiane në parlamentin e kantonit të Gjenevës. Por dashuria për vendin e saj e riktheu përsëri në vitin 2011, ku filloi të jetë prezente dhe aktive edhe në jetën politike shqiptare.    

Unë erdha në 2010 me një program nga qeveria zvicerane, për një vit në Shqipëri. Në atë moment isha e dyzuar dhe mendoja të kthehem përgjithmonë apo të vazhdoj të rri në Zvicër. Por duke qenë se jam një vajzë tiranse, e cila është rritur me dashurinë për vendin, gjithmonë e kam ndjerë që diçka më mungonte. Kështu që thashë, po bëj një provë, po vij një vit dhe të shoh. Mbas një viti që erdha në Shqipëri dhe duke parë kisha një ide krejt tjetër të Shqipërisë. Duke qenë larg dhe unë vija vetëm për pushime dhe shihja anën më të këndshme të vendit dhe duke jetuar dhe duke parë konkretisht se çfarë po ndodhte, duke parë se çfarë po bënte politika e këtij vendi. Sepse duke qenë larg dhe duke qenë të djathtë, idealizoja çdo vendim që merrej sepse nuk e shihja dhe nuk e ndiqja nga afër dhe nuk shikoja pasojat reale të kësaj politike shkatërruese që ndiqej. E zhgënyer nga mënyra si drejtohej vendi, e zhgënjyer që ky vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm, me njerëz aq inteligjentë dhe punëtorë që kudo që shkonin në botë, kanë bërë emër dhe i kanë sjellë plus çdo vendi, nuk ishim në gjendje që të ngrinim dhe ndërtonim jo vetëm një shoqëri demokratike, por edhe një vend të zhvilluar me një shtet ligjor. Duke qenë e djathtë, im atë insistoi që unë të merresha me Partinë Demokratike. Po unë e kam urryer gjithmonë politikën dhe nuk kam dashur asnjëherë të merrem me politikë, duke qenë se familja jonë ka qenë gjithmonë e angazhuar dhe ne kemi pasur gjithmonë pjesën e dënimeve”.

Por ngjarjet 21 Janarit e bënë atë të tronditej dhe të marrë një tjetër vendim për jetën e saj.

Në 2011, unë isha dëshmitare e ngjarjeve në bulevard dhe vrasjes së 4 shqiptarëve në mes të bulevardit dhe ajo ishte tronditja ime më e madhe dhe që më detyroi të thoja që ka ardhur një moment që duhet të angazhohem diku. Në Partinë Demokratike ishte absolutisht e pamundur për mua sepse pashë realitetin e vendit dhe vetëm demokraci nuk kishim dhe as të djathtë nuk kishim. Atëherë vendosa të kthehem në Zvicër sepse nuk shikoja asnjë dritë jeshile dhe nuk po shikoja absolutisht asnjë forcë tjetër apo zë ndryshe. Të gjithë ishin pjesë e këtij sistemi dhe ishte një show politik që zhvillohej, ku secili hidhte akuza dhe kundërakuza dhe praktikisht nuk bëhej asnjë gjë”./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi