Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Memorandumi i nënshkruar nga Berisha me partitë e tjera të opozitës, për Partinë Demokrate të Re nuk sjellë përmbajtje rinovuese. Ne nuk kemi pasur ftesë, apo propozim serioz, thonë ata. Nuk e njohim dhe nuk gjykojmë se memorandumi është forma më e mirë që çon në fitore.

Genc Pollo:- “Deri tani nuk ka ardhur ndonjë ftesë, ndoshta e kanë mbyllur pazarin me të tjerë”.

Ndërsa sekretari i Partisë Demokrate të Re, Dashamir Shehi, thotë:

Dashamir Shehi:- “Ne me këtë lloj skeme nuk pranojmë bashkëpunim. Bashkëpunimi jonë mund të jetë dhe do të jetë në qoftë se është serioz, i natyrës politike, për problemet madhore të vendit, mënyrën si për ta rindërtuar opozitën. Ne nuk jemi nënpunësa që kemi ngel pa punë dhe duam të gjejmë një vend në parlament”.

Po sot kryesia e Partisë Demokrate të Re bën të ditur, daljen me kandidatura në 100 zona për zgjedhjet e Qershorit. Shumë shpejt ata do të bëjnë të njohur programin e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti