Polonia e udhëhequr nga Lewandowski arriti një fitore të thellë 4 – 0 në miqësoren me Lituaninë të martën në Varshavë.

Sulmuesi i Bayern realizoi 2 golat e parë për polakët në testin e fundit para finaleve të botërorit. Polonia do ta nisë ndaj Senegalit më 19 Qershor në Moskë.

Japonia një tjetër skuadër që merr pjesë në Kupën e Botës 2018 mundi 4 – 2 Paraguain në përballjen e luajtur në Insbruk. Një përballje e luftuar deri në fund e ndihmuar edhe një autogol i amerikanojugorëve që nuk kanë pjesë e botërorit. Japonia do të nisë ndeshjet në grupe me Kolumbinë më 19 Qershor në Saransk. Finalet e Kupës së Botës 2018 do të nisin të enjten me takimin Rusi – Arabi Saudite në Moskë.

Tv Klan