Gjykata e Lartë në Poloni ka marrë këtë të enjte një vendim që ndalon pothuajse fare abortin. Sipas raportimeve mësohet se sapo ligji të hyjë në fuqi, aborti do të lejohen vetëm në raste të përdhunimit ose incestit ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Grupime të ndryshme qytetarësh kishin kërkuar nga qeveria që të mos propozonte kufizime të tjera, por tashmë me vendimin e gjykatës zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Ky vendim ka shkaktuar dhe protesta, pasi shumë qytetarë janë pro abortit.  Ligji i abortit në Poloni ka qenë një më të rreptit në Evropë, por tashmë me këtë vendim të Gjykatës së Lartë aborti ndalohet pothuajse fare.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kundërshtuan vendimin, ku pati një reagim nga  Amnesty International, Qendra për të Drejtat Riprodhuese dhe Human Rights Watch duke thënë se ata do të dërgojnë vëzhgues të pavarur në gjykatë./tvklan.al