Zhytësit e ushtrisë amerikane dhe të marinës shqiptare kanë kryer stërvitje të përbashkët në bazën detare të Pashalimanit.

Në këto foto të publikuara nga NATO, duken polumbarët shqiptarë dhe amerikanë duke kryer operacione të përbashkëta në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkan, “Defender-Europe 21”.

Ushtria amerikane dhe forcat e tjera të NATO zbarkuan në Shqipëri nga Porti i Durrësit më datë 26 Prill. /tvklan.al