Në shënjestër ishte agjencia e armëve bërthamore

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo fajësoi hapur Rusinë për atë që është konsideruar si sulmi më i rëndë i spiunazhit kibernetik i ndodhur ndonjëherë ndaj qeverisë amerikane. Bëhet fjalë për një sulm ndaj organizatës qeveritare SolarËind, një zyrë që administron armët bërthamore në vend.

Sulmi ka nisur prej muajsh, por javën e kaluar ai u intensifikua ndjeshëm. “Mund të themi shumë qartë se ishin rusët ata që u morën me këtë aktivitet“, tha Pompeo. Ai nuk dha detaje rreth lidhjeve të pretenduara të Moskës me këtë sulm.

Edhe Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këtë aktivitet. Hakerat sulmuan edhe disa organizata të tjera në botë, përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Ekspertët e quajtën një nga sulmet më të mëdha kibernetike që ka ndodhur ndonjëherë dhe se do të duhen ndoshta vite për të kuptuar atë që ka ndodhur.

Pompeo tha se prej muajsh Rusia kishte mundur të futej në disa agjenci qeveritare amerikane, por edhe kompani private. Të sulmuara ishin departamenti amerikan i energjisë, departamenti i thesarit, por edhe ato që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjes dhe tregtisë.

Por Presidenti Donald Tramp në një reagim në rrjetet sociale, duke minimizuar seriozitetin e këtij sulmi, nuk përjashtoi mundësinë se prapa tij mund të jetë edhe Kina.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka minimizuar seriozitetin dhe ndikimin e sulmit kibernetik ndaj rrjeteve kompjuterike të disa agjencive qeveritare amerikane. Ai po ashtu ka hedhur dyshime se nëse Rusia qëndron prapa këtij sulmi.

“Sulmi kibernetik është më i madh në ‘Mediat e rreme’ sesa është në realitet”, shkroi Trump në Twitter më 19 dhjetor.

“Rusia, Rusia, Rusia, Rusia, është brohoritja kryesore kur ndodh diçka sepse mediat, kryesisht për arsye financiare, kanë frikë që ta diskutojnë mundësinë se (prapa sulmit kibernetik) mund të jetë Kina (mund të jetë)”, ka shtuar presidenti amerikan.

Pompeo tha se Rusia po përpiqej të “minonte mënyrën tonë të jetës”, duke shtuar se Presidenti rus “Vladimir Putin mbetet një rrezik real”.

Tv Klan