Pompeo mbërrin në Ohër

Pompeo mbërrin në Ohër

16:12 04/10/2019

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo nisi sot vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai u prit në aeroportin e Ohrit nga ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Në Ohër, Pompeo u takua edhe me presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa pritet të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Zyra për shtyp e kryeministrit maqedonas shkruan se takimi do të jetë kokë më kokë.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Prespës, por edhe për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Pompeo mbërriti në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës në Malin e Zi, ndërsa turi do të vijojë me Greqinë.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori