Pompeo ndikoi në largimin e Bolton

Posta

Pompeo ndikoi në largimin e Bolton

16:19 11/09/2019

Mediat: Trump nuk pajtohej me linjën e ashpër të ish-këshilltarit

John Bolton e humbi luftën me Mike Pompeon. Ata janë përfaqësues të dy rrymave të kundërta në politikën e jashtme të administratës Trump. Ish-Këshilltari për Sigurinë mbështeste linjën e ashpër të zgjidhjes së problemeve, ndërsa Sekretari i Shtetit priret për dialog.

Kështu e komentojnë mediat ndërkombëtare shkarkimin nga Presidenti Trump të Këshilltarit të tij për Sigurinë, me të cilin kohët e fundit po gjente gjithnjë e më pak gjuhën e përbashkët në zgjidhjen e krizave, si ajo e Iranit e Koresë së Veriut e Afganistanit.

Në një analizë të CNN, shkruhet se Bolton ishte kundër takimit të Trump me Kim Jong Un në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve. Ai ishte për thellimin e sanksioneve teksa Peniani testonte raketat me rreze të shkurtër.

Donald Trump, Mike Pompeo, John Bolton

Donald Trump preferon të takohet me ata që konsiderohen si “djem të këqij”, shkruan media tjetër Axios. Ndaj dhe tërheqja e SHBA nga bisedimet e paqes me talebanët në Afganistan ishte një bisedë e shkuar keq me këshilltarin e tij, i cili nuk pranonte që Trump të takohej me liderët e tyre.

Tashmë që Bolton u largua, Pompeo iu përgjigj pozitivisht pyetjes, nëse Trump do të takohet personalisht me presidentin iranian, duke nënkuptuar se Bolton nuk e preferonte opsionin e dialogut me Teheranin.

Mediat amerikane shkruajnë se pasardhësi i Bolton mund të jetë zëvendësi i tij, Carls Kapermen.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi