“Do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane”

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Gjatë një konference për shtyp në Uashington, zyrtari i lartë amerikan tha se inkurajonte palët që ta përmbyllin marrëveshjen e arritur.

“Mirëpres marrëveshjen ndër-partiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u angazhuan maksimalisht gjatë negociatave që çuan në arritjen e një drafti të dakordësuar për ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve.

Ambasada Amerikane në Tiranë i mblodhi disa herë palët në rezidencën e ambasadores Yuri Kim, ku u zhvilluan bisedime maratonë. Vetë Kim e ka quajtur këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit.

Tv Klan