Vizitën e tij në Rusi, sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo e shfrytëzoi për t’i dërguar një mesazh të qartë Moskës.

“Ia bëra të qartë ministrit Lavrov, që ndërhyrja në zgjedhjet amerikane është e papranueshme. Nëse rusët përfshihen në zgjedhjet e 2020-ës, kjo të përkeqësonte pozicionin e mëparshëm të këtij vendi në këtë çështje.”

Komenti u bë në takimin me kryediplomatin rus Sergei Lavrov në Soçi. Më pas Pompeo u takua për të parën herë me Presidentin rus Vladimir Putin, i cili i shtriu dorën e bashkëpunimit.

“Jam i bindur që presidenti amerikan ka vullnetin për të rivendosur marrëdhëniet Rusi-SHBA për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët. Ne kemi vullnetin e plotë për këtë dhe shpresoj se tani kushtet janë plotësuar”, tha Putin.

Putin garantoi Pompeon se Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në zgjedhjet amerikane, as në presidencialet e 2016-ës. Prova për këtë sipas tij nuk gjeti as raporti i prokurorit special Robert Mëller.

Tv Klan