Toni Popoviç u emërua si trajneri i ri i Australisë, tre ditë pas dorëheqjes befasuese të Graham Arnoldit për shkak të nisjes së dobët të ekipit në raundin e tretë të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës 2026.

Ish-qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e ‘brezit të artë’ të përfaqësueses, e në total ka luajtur 58 takime. Në karrierën e tij ka luajtur në Angli me Kristal Palas dhe në Japoni me Sanfreçe Hiroshima.

Ai tregoi emocionet për detyrën e re.

“Të trajnosh Sokeros është një ëndërr që më bëhet realitet! Asnjëherë nuk e di nëse është koha e duhur, por ndihem jashtëzakonisht i nderuar, krenar! Falënderoj federatën që pati besim tek aftësitë e mia për këtë detyrë. E kuptoj përgjegjësinë që kërkohet dhe pritshmëritë! Fansat dhe lojtarët do të na çojnë aty ku synojmë e jam i nderuar që do t’i stërvis. Jam i paduruar për sfidën e re!”

Popoviç vuri në dukje faktin se ka shumë punë për të bërë në kombëtare dhe si ai përqendrimin e ka te sfida e radhës më 10 tetor në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Kinës.

Këtë përballje Australia duhet që ta fitojë në mënyrë që të jetë në rrugë të mbarë për të siguruar për herë të gjashtë radhazi pjesëmarrjen në një kampionat botëror.

Klan News