Me vetëm 0.2% diferencë Social Demokratët u shpallën fitues të zgjedhjeve parlamentare në Finlandë. Ata morën 17.7% të votave kundrejt 17.5 të ekstremit të djathtë. Ky rezultat rrit më tej ethet e Bashkimit Europian përballë valës në rritje të nacionalistëve në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Në vend të tretë u rendit Partia e Qendrës e kryeministrit në ikje Juha Sipila, me 13.8%, duke humbur një të tretën e mbështetjes. Aktualisht formimi i qeverisë, duket thuajse i pamundur.

I pari që gëzoi për rritjen e populistëve në Finlandë ishte zv/kryeministri italian Mateo Salvini, i deklaruar si kryetar i forcave euro-skeptike. “Më 26 maj do të ndryshojmë Europën”- deklaroi kreu i Lega Nord.

Tv Klan