Duhanpirja besohet se është më e lartë në vendet më të varfra, por Japonia nuk është rasti. Ajo është një nga shtetet më të përparuar teknologjikisht, me jetëgjatësinë e lartë, por njëkohësisht hyn te vendet me numrin e lartë të duhanpirësve.

Masat e ndryshme shtrënguese dhe stimuluese në Japoni tentuan të ulin numrin e duhanpirësve. Në disa kompani, ata që nuk konsumonin duhan merrnin pushime shtesë, cigaret u shtrenjtuan dhe pirja e duhanit u ndalua në të gjitha lagjet e kryeqytetit, Tokio.

Vetëm në pesë vitet e fundit, shitja e cigareve ra me 38 për qind, por jo vetëm falë masave të ndërmarra. Një kërkim i fundit nga studiuesit amerikanë nga Karolina e Jugut dhe Kanadaja arriti në përfundimin se japonezët nuk arritën ta linin duhanin. Ata thjesht nuk konsumonin cigaret konvencionale me djegie, por nisën të përkrahnin alternativën me ngrohje. Studimi konfirmon lidhjen midis rënies drastike të shitjes së cigareve në Japoni në pesë vitet e fundit, me shfaqjen e pajisjeve që ngrohin duhanin, kryesisht IQOS. Ato janë të pranishme në këtë treg që nga viti 2015.

Zëvendësimi i cigareve tradicionale me pajisjet e duhanit pa tym por me ngrohje, sipas studimit, është një potencial për të nxitur strategji globale për uljen e dëmit nga pirja e cigareve konvencionale. Këto produkte, me informacion të autorizuar, mund të ndihmojnë duhanpirësit e rritur të lënë cigaren tradicionale dhe të ulin ekspozimin ndaj substancave të dëmshme, por vetëm nëse kalojnë plotësisht në IQOS.

Japonia ishte nga tregjet e para të IQOS dhe që nga disa vite më parë kur kjo ndodhi, prania është zgjeruar globalisht. Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën e Herzegovinën e Maqedoninë e Veriut tashmë ofrojnë alternativën e duhanpirjes me ngrohje dhe jo me djegie. Madje dhe mënyra e prezantimit të pajisjeve IQOS e fijeve të duhanit u mundëson konsumatorëve të bëjnë dallimin me cigaret konvencionale. Trendi i Japonisë, që po vihet re edhe në tregjet e tjera gjithnjë e më shumë, është tregues se shitja e cigareve tradicionale ka rënë, por duhani me ngrohje ka fituar terren.