Operatorët turistikë, optimistë për sezonin e ri veror

Masat më të lehta kufizuese në Shqipëri në krahasim me vendet ku ata jetojnë po tërheqin pushues nga Kosova dhe nga rajon. Ata preferojnë të kalojnë një fundjavë duke shijuar temperaturat e ngrohta pranë Adriatikut.

Ndërsa për sezonin e ri veror operatorët janë optimistë.

Eksperienca e përfituar që nga viti i kaluar ku hoteleritë u përballen me rregulla të reja të diktuara nga pandemia i gjen më të përgatitur për të menaxhuar situatën.

Sa u përket prenotimeve nga të huajt, administratorët e hoteleve që operojnë në vijën bregdetare të Durrësit, thonë se ata kanë shprehur interes, por ende nuk kanë rezervuar.

Tv Klan