Të moshuarit që jetojnë të vetmuar po shtohen çdo vit

Plakja e popullsisë së Shqipërisë po thellohet edhe më shumë. Ndërkohë që situata e të moshuarve për shkak edhe të pandemisë nga Covid-19 është rënduar edhe më tepër. Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Faik Xhani tregon se gjendja shëndetësore, por edhe psikoemocionale e të moshuarve është e rënduar.

Kërkesat e tyre si Shoqatë e Pensionistëve kanë mbetur pa përgjigje deri tani, si kundër është edhe aboneja falas për të moshuarit e kryeqytetit. Varfëria, mungesa e shërbimeve për moshën e tretë dhe pensionet minimale janë shqetësimet e tyre kryesore.

Presidenti Ilir Meta me rastin e ditës Botërore të të Moshuarve, priti në një takim një përfaqësi të tyre. Kreu i shtetit ngriti shqetësimin e emigrimit masiv të të rinjve, hemorragji, që sipas tij, do rëndohet edhe më shumë. Duke sjell një plagë të madhe për vendin, por edhe për prindërit që i lënë vetëm.

Gjatë kësaj ceremonie Presidenti i Republikës dekoroi me titull “Mjeshtër i Madh” Faik Xhanin kreun e Shoqatës së Pensionistëve për kontributin që ka dhënë në këto 20 vite për familjet në nevojë dhe të moshën e tretë.

Klan Plus