Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se ka vendosur të dëshmojë në gjykimin për tradhti, në mungesë të ish presidentit Viktor Yanukovych.

“Djalli duhet të ndëshkohet. Për këtë arsye për herë të parë në historinë e Ukrainës, unë kam vendosur të jem pjesë e gjykimit”,

ka thënë Poroshenko në Kiev.

Komentet e tij kanë ardhur pasi një gjykatë në këtë vend, i ka bërë thirrje Poroshenkos dhe zyrtarëve tjerë të lartë të dëshmojnë në gjykim.

Yanukovych ka braktisur zyrën në vitin 2014, duke ikur në Rusi, pas protestave të cilat tregonin pakënaqësinë e popullit për vendimin e tij që të rregullonte marrëdhëniet me Moskën.

Prokurorët ukrainasë, kanë thënë se 104 persona janë vrarë dhe 2,500 të tjerë janë lënduar, në përpjekjet e qeverisë për të shuar protestën pro-evropiane.

Prokurorët janë duke kërkuar burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili akuzohet për tradhti dhe cenim të sovranitetit e integritetit të Ukrainës./REL