Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka fajësuar Rusinë për vdekjet e tetë ushtarëve ukrainas, në lindje të rajoneve, Donjeck dhe Luhansk, pjesë në të cilin separatistët pro rusë i kanë rritur sulmet kundër forcave ukrainase.

Poroshenko u ka thënë gazetarëve në Kiev se “Ukraina do të përgjigjet për vdekjen e secilit qytetar të Ukrainës”, ka treguar ndonjë hap specifik.

Lideri ukrainas i ka bërë këto komente, pasi është takuar me homologun e tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Poroshenko e ka quajtur Rusinë, “shtet agresor”, duke shtuar se “11,000 ukrainas janë vrarë”, në konfliktin e vazhdushëm në Luhansk dhe Donjeck, zonë në të cilën disa pjesë kontrollohen nga separatistët pro rusë, nga prilli i 2014-tës.

Presidenti ukrainas ka thënë se “do të kërkojë kthimin e menjëhershëm të armëpushimit në gjithë vijën e fronit”, duke u bazuar në atë që njihet si marrëveshja e Minskut, të vitit 2015.

Sipas kësaj marrëveshje të liderëve nga Ukraina, Russia, Franca dhe Gjermania, është bërë thirrje për armëpushim, tërheqjen e armëve të rënda nga vija e fronit të luftimeve, dhe krijimi i një reforme e cila do t’i jepte Ukrainës më shumë autonomi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nga viti 2014 kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës, kanë vdekur më shumë 10,000 persona.

Konflikti nisi pasi Moska aneksoi paligjshëm Krimenë nga Ukraina, dhe vazhdon të mbështesë separatisët pro rusë në lindje të Ukrainës.

Rusia i mohon këto akuza./REL