Emisioni investigativ “Stop” jo pak herë ka trajtuar problematika të qytetarëve, lidhur me mashtrimet nga blerjet online në rrjetet sociale. Sot është trajtuar e njejta problematikë, këtë herë të një qytetareje, e cila banon në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tregon se ka blerë në një faqe online “Cinderella Fur” një pellush i cili kushtonte 350 Euro. Më pas edhe shoqja e saj bëri një porosi të tillë. Por nuk erdhi produkti i reklamuar, ndaj ajo kërkoi paratë mbrapsht.

Denoncuesja: Jam një qytetare që aktualisht banoj në Angli. Në datën 12 Janar, porosita një pellush tek një faqe me emrin “, Cinderella Fur, të cilën e kishte një vajzë me ermin Xhuljana Kovaçi. E kam porositur në datën 12 Janar dhe më ka ardhur ne datën 26 Shkurt, ndërkohë që vajza më tha që vjen shumë shpejt. Kur më erdhi, më erdhi masë shumë më e madhe nga se e kisha porositur, gati 4 masa më e madhe dhe vajza më tha këtë që “i bëjmë 4-5 masa më të mëdhaja që të jemi brenda sepse kemi frikë”. Unë i kisha dhënë masat e mia. Më pëlqeu materiali dhe ja rekomandova dhe një shoqes time. Pra, ajo do të më kthente pellushin që kisha marrë dhe do të më sillte masën time dhe ndërkohë porosita dhe një pellush tjetër për shoqen time. 2 pellusha me shumën 700 Euro, mirëpo kur na erdhën pellushat përveçse vonuan shumë, na erdhi një material skandal. Kërkova që të ktheheshin Lekët, nuk e doja më produktin. Nisa të kontaktoja me vajzën, duke komunikuar me mesazhe, por nuk më kthente më përgjigje. Në këtë rast, ju drejtova emisionit “Stop” për të zgjidhur problemin.

Kur kërkoi paratë, nuk mori asnjë përgjigje, por kur përmendi denoncimin në “Stop”, paratë u kthyen.

Denoncuesja: Për problemin tim, pasi vazja nuk po më kthente përgjigje, unë i thashë që kam kontaktuar me Stopin. Sapo kam përmenduar emrin e emisionit, vajza m’u përgjigj menjëherë dhe më premtoi se do të më kthente lekët. Falë jush, mendoj se unë do t’i marr ato lekë.

Në muajin Shtator 2021, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se me vendim të Këshillit të Ministrave, u vendos hapja e platformës për abuzimet nga blerjet online ku mund të drejtohen qytetaret e pakënaqur.

“Stop” u interesua pranë kësaj ministrie, por platforma e premtuar ende nuk është hapur. Qytetarëve iu ngelet të drejtohen tek Drejtoria e Tatimeve ose në Polici./tvklan.al