Një makinë luksoze, Porsche është nxjerrë në ankand dhe synohet që të shitet për një vlerë të lartë. Sipas CNN, makina është përdorur nga legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe tashmë mund të shitet nga 180,000 dhe 240,000 Dollarë.

Porsche 911 u mor në dorëzim nga Maradona në Nëntor të vitit 1992, ku ai ishte lojtar  ekipit spanjoll të Sevillas. Automjeti i rrallë është në shitje si pjesë e një ankandi në Paris që zgjat nga 3-10 Mars.

Makina ka një shpejtësi maksimale prej gati 162 milje në orë (260 km/orë) dhe është një nga vetëm 1,200 të tilla të prodhuara nga Porcshe.

Makina luksoze ka përshkuar afërsisht 74,560 milje (120,000 km) dhe pritet të ngjallë një interes shumë të lartë.

Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ka miliona fansa në të gjithë botën. Pasuria e tij është shumë e madhe dhe pritet që në vitet në vijim sendet e tij personale të shihet në ankand për vlera shumë të larta./tvklan.al