Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche ka nisur përgatitjet që të jetë pjesë e tregut aziatik. Kompania ka nisur punën për hapjen e në fabirje montimi në Malajzi, ku pritet të bashkëpunojë me kompaninë e prodhimit të makinave Sime Darby Bhd.

Reuters raporton se prodhuesi i makinave luksoze do të jetë partner i Inokom Corporation, një filial i Sime Darby Motors, që është partner i kompanisë së prodhimit të automobilave të Sime Darby.

Mësohet se Inokom do të ndërtojë një fabrikë të re posaçërisht për Porsche në Kedah, në veri të Malajzisë. Deri tani vlera e investimit nuk është bërë ende me dije.

Po ashtu bëhet me dije se kompania Porsche ka për synim që të bëjë Malajzinë qendrën e saj për të arritur tregu në Azinë Juglindore.

Ndwrkohw mësohet se nw Malajzi ka pasur një numër investimesh të mëdha që hyjnë në sektorin e automjeteve, të cilat qeveria ende nuk i ka deklaruar./tvklan.al