5 makina pësuan dëme të shumta në Vlorë, kur shoferi i një Porsche humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me to. Sipas asaj që raporton gazetarja Greta Haskaj, ngjarja ndodhi pranë paraburgimit të këtij qyteti, në rrugën Transballkanike.

Shoferi i Porsche dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë. Ai mbeti vetë i dëmtuar nga kjo ngjarje, por fatmirësisht pa probleme për jetën.

Siç shihet edhe në pamje, dëmet janë të shumta. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të këtij aksidenti./tvklan.al