“Porta e Fatit” hapet të dielën në Klan

“Porta e Fatit” hapet të dielën në Klan

16:11 27/09/2019

Mundësi për të fituar apartamente, makina e çmime të tjera

Të dielën hapen dyert që mund t’ju ndryshojnë jetën. Mjafton një biletë e vetme për të hapur “Portën e Fatit”, programin e Televizionit Klan, që rezervon çmime speciale, si apartamente, makina e plot surpriza të tjera për çdo javë.

Pas një sezoni të suksesshëm televiziv, ai vjen serish nën moderimin e çiftit të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta.

Dy apartamente, 14 makina dhe mbi 10 milionë lekë të reja u fituan nga pjesëmarrësit në lojën e sezonit të parë. 

Çdo lojtar mund të marrë pjesë në këtë lojë duke blerë biletat “Porta e Fatit”, që gjenden kudo në pikat e shitjes që kanë logon e këtij produkti.

Fat dhe energji e mire është gjithçka ju nevojitet për të provuar çelësin e famshëm “Të Portës së Fatit.”

Apartamente, makina, çmime kesh e shumë dhurata të tjera në shorteun i cili do të hidhet dhe transmetohet çdo të diel, në orën 20:05, vetëm në ekranin e Televizionit Klan.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi