Kamera e emisionit “Opinion” na përcolli sot pamjet nga një prej thesareve të shampanjës.

Blendi Fevziu ishte brenda qilarit të Louis Roederer, aty ku prodhohet një prej shampanjave më të shtrenjta dhe më të famshme të botës.

Ajo u ndërtua nga vetë Roederer. Puna për të nisi në 1860 dhe përfundoi në 1865. Që prej asaj kohe në atë qilar magjik ndodhen verëra të rezervuara, të cilat përdoren për të prodhuar shampanjë jo “vintage”.

Për ta hapur portën e këtij qilari që brenda ka një pasuri prej miliardash ishte vetë gazetari Blendi Fevziu.

“Nuk është e lehtë të hapësh një derë të Louis Roederer, por le të përpiqemi. Porta e thesarit”, tha ai.

Në qilarin që vizitoi “Opinion” ndodhen 150 fuçi prej lisi. Aty vera vjetërohet deri në 10 vjet dhe i jep shampanjës stilin e kompanisë Louis Roederer.

Fevziu shoqërohej në këtë reportazh nga Erjola Braha, presidentja e “Alehandro Group”, një biznesmene që e ka nisur karrierën e saj në moshën 20-vjeçare dhe sot përfaqëson disa nga kompanitë më të mëdha të verës dhe shampanjës të botës në Shqipëri/tvklan.al