Nga foltorja e Parlamentit, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar ndërtimin e Portit të Durrësit, për të cilin ka thënë se “1,9 miliardë euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës do të vijnë nga paraja e krimit”.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj është shprehur se vendi do të shndërrohet në “parajsë të krimit dhe pastrimit të parave”.

Enkelejd Alibeaj: 1.9 miliardë euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës do të vijnë vetëm nga paraja e krimit. Në një aferë pastrimi parash siç është kjo e Durrësit mendoni se çfarë mund të ndodhë? Si mund të gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit? Na e shet pasurinë publike. Jo më larg se dje u mor një sinjal, BE, 28 milionë euro që duhet t’i jepte për Portin e Durrësit, i tërhoqi mbrapsht. Çfarë emri tjetër ka kjo përveçse një vjedhje e pastër dhe këto janë fakte të pranuara nga vetë qeveria. Si mund të pranohet kjo? 1 milionë e 200 mijë metra katrorë do të ndërtohen në Durrrës. Kjo është ta përdorësh si mallin e babait. Me çfarë parash se duhet ndërtuar ai port? Pse të mos i paguajë ky Aladini me qilim fluturues? Një aferë e pastër hajdutërie. Do tërheqë krimin, kaq e frikshme është kjo që po ndodh prandaj vjen këtu merr plaçkat e ikën dhe thotë plot arrogancë që do ta votojnë. Turpi 3 ditë zgjat dhe biftekët e koncertit dhe mbaron puna. Ekonomia e zezë ku krimi do të vendosë flamurin e vet, shteti do të bjerë më shumë, ligji nuk do të ekzistojë, kur mediave do t’i mbyllet goja. Vendoset sot dhe e di që tundimi dhe presioni është i madh dhe shumë oligarkët të tij kanë ndarë llogmat, bandat e krimit janë duke nxjerrë paratë e krimit për të investuar në Portin e Durrësit, ky garanton vetëm një gjë që të ia pastrojë paratë.  Shteti, ligji dhe demokracia është një mirazh si në Lindjen e Lartë. Ky është fundi i shteti, i ligjit dhe demokracisë. Është një parajsë e krimit dhe pastrimit të parave. Kështu do të shndërrohet ky vend./tvklan.al