Fluks udhëtarësh, priten mbi 7 mijë emigrantë dhe turistë të huaj
Porti i Durrësit është përgatitur për të pritur një fluks të madh udhëtarësh. Sipas Kapitenit të Portit, janë hapur 32 sportele për të përballuar rreth 7 mijë emigrantë e turistë të huaj që pritet të mbërrijnë çdo ditë nga kjo pikë kufitare.
Mesatarisht në ditë mbi 7 mijë emigrantë dhe turistë të huaj, pritet të hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Portit të Durrësit përgjatë muajve Korrik-Gusht.
Kapiteni i portit Taulant Allka, sqaroi se për shkak të fluksit të lartë të prenotimeve, tragetet do të nisin lundrimin “dopio corse”, duke bërë dy udhëtime gjatë ditës.
Për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve Allka tregon së në shërbim të tyre janë hapur 32 sportele.
Për të shmangur radhët e gjata, nga ana e kapitenerisë është organizuar orari i hyrjeve të trageteve në kalata për të mos krijuar radhë dhe kaos në pikun e fluksit.
Klan News